Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot kanë zhvilluar një takim.

Lajme

05/02/2019 14:21

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar gjatë ditës së sotme.

Ky takim është zhvilluar në shtëpinë e Isa Mustafës.

Takimin në mes të Mustafës dhe Kurtit e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, por nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë.

“Mundem me konfirmu takimin. Për detaje tjera besoj sonte e dërgojmë një komunikatë”, ka deklaruar shkurt Mustafa për lajmi.net.

Kujtojmë se Mustafa e Kurti kishin zhvilluar edhe më herët takime të ngjashme. /Lajmi.net/