Takohen anëtarët e ‘On Records’ dhe ‘Babastars’, fansat japin idetë për duete (Foto)

Kida, Mozzik, Fero nga ‘On Records’ dhe Majk e Cozman nga ‘Babastars’ janë takuar mes vete.

ShowBiz

30/01/2017 12:06

Ata kanë publikuar edhe një fotografi të përbashkët e cila ka marrë vëmendjen e fansave që kanë filluar me kërkesat e tyre, shkruan lajmi.net

E këto kërkesa kanë të bëjnë për bashkëpunime. Nga idetë më interesante janë ato që Kida të ketë duet me Majk, Cozman me Mozzik dhe Majk me Feron.

Nuk dihet nëse ka ndonjë plan të tillë mes tyre, por, duetet e tilla do të dilnin shumë interesante./Lajmi.net/

screenshot_6