“Takimi Thaçi-Medvedev, sukses i madh për Kosovën”

Takimin e presidentit të Kosovës,  Hashim Thaçi me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev e ka komentuar analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

Lajme

11/07/2018 18:17

Këtë takim, Spahiu e ka quajtur sukses të madh për Kosovën.

“Takimi Thaçi – Medvedev sado në margjina të një eventi sado që të jetë kortezi, është një sukses i madh për Kosovën dhe për Thaçin personalisht”, ka shkruar Spahiu.

Ndërkohë, Thaçi ka thënë se gjatë këtij takimi janë diskutuar mundësit e fillimit të komunikimit në mes Kosovës dhe Rusisë, shkruan lajmi.net.

Presidenti ka theksuar se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi do të hapte një mundësi që edhe Rusia ta ndërrojë qëndrimin karshi Kosovës.

“Kemi diskutuar për mundësinë e fillimit të hapave të parë të komunikimit mes Kosovës dhe Rusisë. Kemi diskuar edhe për negociatat Kosovë-Serbi dhe mundësisë që Rusia të informohet nga afër . Kemi renë dakord se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi do të hapte një mundësi që edhe Rusia të ndërrojë qëndrimin karshi Kosovës”, ka deklaruar Presidenti Thaçi në një komunikim me gazetarë, në Ferizaj, pasi ka përcjellë nga afër nisjen e korrje-shirjeve në këtë komunë.

Thaçi e ka takuar Medvedevin në Ankara, me rastin e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. /Lajmi.net/