Takimi në Paris, Trump kritikon idenë e Macron-it për ushtrinë e përbashkët evropiane

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump kritikoi homologun francez Emmanuel Macron, sa i takon idesë së këtij të fundit për krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane, për të trajtuar kërcënimet që vijnë nga Rusia, Kina, dhe SHBA-të.

Bota

10/11/2018 19:37

Kujtojmë që Trump dhe Zonja e Parë ndodhen në Paris për të përkujtuar fundin e Luftës së Parë Botërore, dhe sot zhvilluan një takim me Macron-in në Pallatin Presidencial.

Pas uljes së avionit presidencial amerikan “Air Force One” në aeroportin Orly, Trump pati një mesazh për presidentin francez, duke e quajtur thirrjen e Macron-it për një ushtri evropiane “shumë fyese”.

Mandej kritikat vijuan përmes një postimi në “Twitter”, dhe u shmangën gjatë takimit të drejtpërdrejtë.