Takimi ministror i NATO-s mbi përgatitjet për Samitin e Aleancës

“Në mënyrë që të mbajmë popujt tanë të sigurtë, do të na nevojiten më shumë shpenzime në mbrojtje, investime më të mëdha në kapacitetet kyçe", tha Stoltenberg

Bota

14/02/2018 11:33

Sot dhe nesër ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s do të diskutojnë në një takim në Bruksel mbi përgatitjet për Samitin e Aleancës i cili do të mbahet në korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë para fillimit të takimit, Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se fillimisht do të mblidhet Grupi Planifikues Bërthamor, si pjesë e konsultave të rregullta për të mbajtur të sigurta dhe efektive forcat bërthamore të NATO-s, ndërkohë që pjesë e diskutimeve do të jetë edhe një vendim i mundshëm për të modernizuar strukturën komanduese të NATO-s.

“Pres të dakordohemi për themelimin e dy Komandave të reja. Një për Atlantikun dhe një tjetër, komandë përkrahëse për mobilitet ushtarak brenda Evropës. Pres formimin edhe të një Qendre Operuese Kibernetike”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se më vonë gjatë ditës, pika të rendit të ditës do të jenë edhe shpenzimet në mbrojtje si dhe ndarja e barës në mënyrë proporcioanle nga aleatët.

“Në mënyrë që të mbajmë popujt tanë të sigurtë, do të na nevojiten më shumë shpenzime në mbrojtje, investime më të mëdha në kapacitetet kyçe dhe më shumë forca për misionet dhe operacionet e NATO-s. Me fjalë tjera, më shumë para të gatshme dhe kontrbute”, tha ai.

Stoltenberg njoftoi se në mbrëmje do të takohen me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe me kolegët nga Suedia dhe Finlanda me të cilët në fokus do të jenë përpjekjet e BE-së për mbrojtje si dhe bashkëpunimi BE-NATO.

Ndonëse NATO ka çliruar gati tërë territorin e mbajtur nga DEASH-i në Irak dhe Siri, kjo organizatë akoma mbetet një kërcënim për çka trajnimi i forcave irakiane mbetet kyçe”, tha Stoltenberg.