Takimi me studentët, Rama: Askush nuk tradhëtoi askënd

Edi Rama u shpreh në Twitter se dialogu me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor ishte i “dobishëm”.

Lajme

18/12/2018 15:19

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Twitter se dialogu me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor ishte i “dobishëm”, pasi, sipas tij, “të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut”.

“Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam. Askush nuk tradhëtoi askënd e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut, situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve”, shkroi Rama në rrjetin social.