Takimi i super-veturave që së bashku kushtojnë afro 60 milionë euro (Foto)

Në Leincestershire të Anglisë, është zhvilluar takimi i përvitshëm i pronarëve të super-veturave.

Auto & Tek

11/04/2017 22:13

Me këtë rast, kanë qenë mbi 200 modele që së bashku kushtojnë afro 60 milionë euro, ndërsa nuk mungonte as makina më e shpejtë për momentin, shkruan Telegrafi.

Bugatti Chiron ka qenë i parkuar në mes të rendit të parë, së bashku me Ferrari F40, F50 dhe Enzo, si dhe Porsche Carrera GT, Porsche 918 Spyder, McLaren P1 dhe Jaguar XJR15.

Meqenëse këtë vit Ferrari shënon 70 vjetorin, një rend i vetëm i është lënë kësaj veture luksoze italiane.

Pos makinave tjera të kushtueshme, ishin edhe 25 Lamborghini, 30 Ferrari, 24 McLaren, 34 Porsche, 20 Audi R8 dhe 14 Aston Martin.

Përmes këtij organizmi, janë dhuruar afro 70 mijë euro për bamirësi, që do të shkojnë për një spital fëmijësh.

Më poshtë mund t’i shihni super-veturat, si dhe fotografinë ku janë të gjitha së bashku, që duket se është një ndër imazhet e rralla, ku shfaqen së bashku kaq shumë modele të shtrenjta.