Takim urgjent i Vuçiqit me Mogherinin, tema “treni” luftënxitës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbajë takim urgjent në Davos me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Lajme

18/01/2017 14:21

Takimi pritet të fillojë në orën 14 e 30, kurse temë kryesore pritet të jetë situata e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, incidenti me trenin serb, shkruan lajmi.net.

Vuçiq po merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Të kujtojmë se Mogherini ka biseduar në telefon edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/