Takim presidentësh, Barcelona dhe PSG mund të bëjnë shkëmbimin e madh

Barcelona dhe Paris Saint-Germain në takim zyrtar mes presidentëve të klubit

Sport

18/08/2018 11:51

Barcelona prej kohësh në gjurmët e Adrien Rabiot por edne nuk ka arritur në diçka konkrete për të marrë shërbimet e tij nga PSG.

Megjithatë së fudmi “AS” raporton se ka pasur disa zhvillime të reja në lidhje me këtë çështje.

Disa presidentë të klubeve të Europës janë takuar në Madrid sonte në takimin e përvitshëm të Federatës se klubeve europiane.

Por, kamerat e AS kanë kapur një takim që ka zgjatur gjatë në mes të presidentit të Barcelonës, JOsep Maria Bartomeu dhe Presidentit të PSG Nasser Al Khelaifi që janë parë duke u larguar nga Gran Melia Felix Hotel, tarnsmeton “Albeu”.

Sipas “AS” takimi mes Al Khelaifi dhe Bartomeu në Gran Melia është bërë në mes të negociatave të tyre për fatin e Adrien Rabiot, që është synim i Barcelonës dhe Ousmane Dembele, për të cilin është e interesuar PSG.