Takim me investitorët potencialë në TC “Kosova e Re”

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli zhvilloi të martën në Stamboll takime të ndara me kompanitë e parakualifikuara në projektin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.

Lajme

24/06/2014 17:57

Siç njofton MZHE, Ismajli takoi takoi  drejtuesit e kompanisë “Countor Global”, të cilët ritheksuan interesin e tyre për të investuar në termocentralin e ri kosovar, ndërsa kërkuan më shumë informacion sa i përket mundësisë që në këtë proces të ndikojë situata aktuale politike në vend.

Ismajli ka siguruar investitorët potencialë se projekti në fjalë gëzon një mbështetje të gjerë në Kosovë, për shkak të nevojës për energji dhe obligimeve që ka marrë Kosova me qëllim të arritjes së standardeve evropiane në sektorin e energjisë, respektivisht mbrojtjen e mjedisit.

“Kreu i MZHE-së ka ritheksuar edhe mbështetjen që ky projekt ka marrë nga mekanizmat ndërkombëtarë si Banka Botërore, Komisioni Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe interesimin që kanë shprehur për të edhe institucionet tjera financiare”, thuhet në njoftim.