Takim i suksesshëm i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani (Foto)

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Malishevës,  Ragip Begaj.

Lajme

28/02/2017 22:14

Sipas organizatorëve, ishte një takim i frytshëm me prezantime të projekteve, ofertave dhe produkteve nga bizneset kosovare, duke nisur nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë, Arjeta Pozhegu, USAID – Fuqizimi i Sektorit Privat dhe 200 afaristë tjerë pronarë të bizneseve që operojnë në NRW.

Kryetari i UBSHGJ, Nazmi Viqa potencoi se vetëm takimet e tilla për rrjetëzimin dhe bashkëpunimin e bizneseve sjellin të ndërtimi më i mirë dhe investimeve konkrete në Kosovë dhe fuqizimin e rrjetit te anëtarëve të bizneseve në Gjermani poashtu.

Në anën tjetër, nënkryetari Gani Nuha tha se vetëm bashkimi i bënë të fuqishëm bizneset, duke mos shprehur përkatësi partiake në diasporë. Kjo u mirëprit nga të pranishmit.

Prezenca e shumë afaristëve nga Kosova dhe Gjermania ishte tregues i rëndësishëm i këtij takimi.

Takimi rezultoi me sukses sidomos me shkëmbimin e informatave të rëndësishme për bizneset e interesuara për eksportin nga Kosova dhe anasjelltas.

Të pranishëm po ashtu ishin edhe Lazim Destani, nënkryetari Zenun Krasniqi, anëtarët e kryesisë Vllaznim Kelmendi, Bekim Breatovci, Albert Hashimi , sekretari Nexhmedin Veliqi dhe koordinatori i UBSHGJ për Republikën e NRW, Bekim Bytyqi. /Lajmi.net/

unioni1 unioni2 unioni3 unioni4 unioni5