Taket e larta ua shkatërrojnë edhe gjunjët

Shumica e femrave pajtohen se taket e larta janë vrasëse për këmbët, për shkak që i lëndojnë ato, bëjnë që këmbët të ndjejnë dhimbje dhe bëjnë që të keni një prapanicë më të keqe.

Lifestyle

16/01/2015 18:46

Por, një studim i ri sugjeron se të veshësh take të larta edhe para moshës së rritur bënë që gjunjët të shkatërrohen dhe mund të çojë në osteoartrit.

Shkencëtarët nga Universiteti Stanford kanë gjetur se çdo herë që një femër vendosë një palë take të larta në këmbë ajo është duke bërë që nivele të rrezikshme të tendosjes të shfaqen në nyjet e saj, transmeton Lajmi.net.

Për femrat të cilat janë me mbipeshë dëmi është edhe më i madh.

Rreth tetë milionë njerëz në Britani vuajnë nga një shkallë e osteoartritit, i njohur ndryshe si shkatërrimi i kërcit, amortizuesi i trupit.

Femrat janë më të prira që të bien në një gjendje të pashërueshme.

Në studimin e fundit, që u publikua në revistën Hulumtimi Ortopedik, shkencëtarët rekrutuan 14 femra të shëndetshme dhe më pas skanuan gjunjët e tyre pasi që kishin veshur lloje të ndryshme të këpucëve.

Femrave u ishte thënë që të ecin me një shpejtësi normale duke veshur këpucë, më pas take gjysmë inç dhe në fund take me tre inç e gjysmë, transmeton Lajmi.net.

Rezultatet treguan se sa më të larta që janë taket, aq më shumë ndikonte që gjunjët të lakohen kur këpucët preknin tokën – me një rritje të tendosjes gjithashtu në gju.

Efekte të tilla ishin parë edhe kur femrat ishin ndalur dhe kishin qëndruar në këmbë.