Tajvanezët ikin nga qytetet në fshatra, e duan bujqësinë!

Për dhjetëvjeçarë të tërë Tajvani ishte përqendruar në industritë e veta të teknologjisë së lartë, gjë që ka rezultuar me migrimin e popullsisë prej viseve urbane rurale drejt qyteteve, por tash po ndodh një proces në kahje të kundërt.

Bota

30/11/2014 15:15

Një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve, duke i përfshirë të rinjtë profesionistë, kanë filluar t’i kthehen bujqësisë për të bërë karrierë në këtë fushë.

Ata kanë vendosur ta bëjnë atë që gjyshërit dhe prindërit e tyre kishin shpresuar se nuk do të duhej ta bënin – ta punojnë tokën.

Qeveria tajvaneze është duke i dhënë shtytje këtij trendi, shkaku i shqetësimeve se ishulli është duke humbur kapacitetet e prodhimit të ushqimit të cilin e konsumon. Norma e vetëmjaftueshmërisë në ushqim e Tajvanit – përqindja e ushqimit që e konsumon dhe të cilin po ashtu e prodhon – ka rënë nga 56 për qind, sa ishte më 1984, në 33 për qind, sa është aktualisht.

Kjo përqindje është më e ulët, sesa ajo e shteteve fqinje, si Japonia dhe Koreja, normat e të cilave janë rreth 40 për qind, shkruan Koha Ditore.