Tajfun i fuqishëm në drejtim të Japonisë

Një tajfun i fuqishëm është duke shkuar drejt ishullit kryesor në Japoni, duke bërë që të anulohen të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me tren, pas shkëputjes së energjisë elektrike dhe evakuimeve nga zonat që po vuajnë ende pasojat e tajfunit të muajit të kaluar.

Bota

30/09/2018 10:50

Aeroporti Ndërkombërar në Osaka, që ishte goditur nga tajfuni muajin e kaluar, ka mbyllur dyert deri të hënën.

Japonia ka lëshuar urdhër për evakuim dhe paralajmërime për më shumë se 700,000 banorë në perëndim dhe jug të Japonisë, ndërsa më shumë se 50 persona janë lënduar në Okinava dhe Kagoshima.

Tajfuni Trami, i rënditur në kategorinë 2, do të kalojë në ishujt Kyushu dhe Honshu gjatë së dielës së dhe së hënës.