Tahiri: Të ndërpritet dialogu me Serbinë

Ish-kryenegocatiorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kërkuar që në këto rrethana të ndërpritet dialogu, pasi që sipas saj nuk është i favorshëm.

Lajme

22/11/2018 18:53

Ajo tha se Kosova po dështon në diplomaci pasi që ka dualizëm në qëndrime dhe kjo po I kushton në aspektin ndërkombëtar.

Ajo për herë të parë ka deklaruar se në bisedimet e Brukselit, ka pasur tendenca për tu biseduar për kufijtë, por ajo nuk ka pranuar që të hepet kjo temë.

“ Ka pasur përpjekje nga Stefanoviq që të bisedohet për kufijtë por këtë nuk e kam lejuar”, ka deklaruar Tahiri, në RTK.

Ajo e ka vlerësuar dialogun e udhëhequr nga jo, dhe tha se të gjitha marrëveshjet janë në bazë të ligjeve dhe kushtetutës.