Tahiri takoi Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Williems

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën biseduan lidhur me reformat legjislative në fushën penale dhe civile dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Lajme

22/11/2017 15:11

Gjatë takimit, ministri Tahiri e informoi ambasadoren për progresin e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar prioritetet, veçanërisht avancimin në sundim të ligjit në vend.

Ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, falënderoi ministrin Tahiri për pritjen, njëherit theksoi se me angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ambasadorja Williems shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e mëtejshme të Mbretërisë së Holandës për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.