Tahiri sulmon opozitën: Ata që janë në çadër mbrojnë gjyqtarët e korruptuar

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sulmuar protestën e opozitës gjatë një takimi me të rinjtë të cilët do të votojnë për herë të parë në 18 qershor.

Lajme

07/03/2017 21:09

Ai tha se në çadrën e ngritur në bulevard janë mbledhur ata që mbrojnë gjyqtarët e korruptuar, ndërsa PS-ja sipas tij, ka zgjedhur të qëndrojë gjithnjë në krahë të popullit dhe jo të gjyqtarëve të korruptuar.

“Sot në Shqipëri ndodh të jesh polic dhe të marrësh 5 mijë lekë shkon në burg ndërkohë të jesh gjyqtarë të marrësh para, toka, apartamente qëndron në detyrë. Të mbash armë shkon në burg ndërsa të mbash biznes armatimi dhe të vrasësh 26 njerëz nuk të gjen gjë. Të vjedhësh nga qytetari në autobus shkon në burg por të vjedhësh miliona euro nga një rrugë nuk dënohesh, strehohesh te çadra. Populli vuan përball dyerve të gjykatave ndërkohë gjyqtarët pasurohen nga hallet e popullit. Përball gjyqtarëve të korruptuar ne zgjedhim popullin jo gjyqtarin e korruptuar. Ata te çadra të zgjedhin gjyqtarin e korruptuar’’ tha Tahiri.