Tahiri: Sloganet e partive nuk përputhen me orientimet ideologjike të tyre

Politologu, Ramush Tahiri  ka thënë se sloganet e partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit nuk përputhen me orientimet ideologjike të partive.

Lajme

25/09/2017 15:23

Madje ai ka thënë për lajmi.net se partitë politikë në Kosovë ende nuk janë të mirë profilizuara ideologjikisht.

“Partitë politikë në Kosovë ende nuk janë mirë të profilizuara ideologjikisht. Disa parti i kemi edhe me ndikim rajonal edhe në qendra të caktuara. Sloganet e partive për zgjedhjet lokale nuk përputhen me gjendjen komunale dhe nuk e shprehin thelbin ideologjik të partisë në secilin vend”, ka vlerësuar Tahiri.

Ai më tej ka thënë se deri në një masë mund të duket normale pasi interesat komunale dallojnë nga interesat e përgjithshme shtetërore.

Sipas tij edhe kandidatët për kryetarë komunash janë munduar që të gjejnë moto që tingëllojnë më mirë, por që sipas Tahirit nuk kanë të bëjnë me orientimet e partive.

“Kandidatët për kryetarë komunash tentojnë të zgjedhin slogane që të duket PR më i mirë, më i kumbueshëm dhe që të shprehë një orientim. Por këto nuk kanë lidhje me orientimin ideologjitë të partisë”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/