Tahiri: S’kemi qëndruar indiferent ndaj raportimeve të dhunës në familje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se ministria që ai drejton nuk ka qëndruar indiferente ndaj raportimeve të dhunës në familje.

Lajme

10/12/2018 11:10

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se dikasteri që drejton i ka kushtuar vëmendje të veçantë raportimeve të dhunës në familje.

Ai këtë koment e ka bërë në konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.

“Ne rrjedhim nga një traditë ku janë vlerësuar nënat por sot kjo nuk është e mjaftueshme. Sot e kemi obligim dhe e kemi nevojë për komponentin e barazisë së gruas. S’kemi qëndruar indiferent ndaj raportimeve të dhunës në familje”, është shprehur Tahiri, njofton Klan Kosova.

“Kodi i ri penal i sponsorizuar nga ne rregullon specifikisht të gjithë të drejtat lidhur me këtë temë. Me kodin e procedurës penale që brenda këtij muaji do të shkojë në Kuvend i kemi kushtuar vëmendje të veçantë dhunës ndaj gruas”.

“Jam krenar që në ligjin pronësor, gruas i garantohen të drejtat e pronësisë skajshmërisht. Ju siguroj se si ministër nuk do të kursehem të bëjë çfarëdo që është e mundur për të trajtuar këtë temë të shoqërisë tonë”, është shprehur Tahiri.