Tahiri: Ramazani na përkujton rëndësinë e vlerave njerëzore – tolerancën dhe respektin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë në natën e nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramadanit.

Lajme

15/05/2018 22:07

Ministri ka uruar agjërim të lehtë për besimtarët, në muajin që sipas tij, përkujton rëndësinë e përvetësimit të vlerave thelbësore njerëzore si toleranca dhe respekti mes njerëzve.

“Të dashur qytetarë të besimit islam, Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili për çdo vit na përkujton rëndësinë e përvetësimit të vlerave thelbësore njerëzore si toleranca dhe respekti mes njerëzve, pa dallim, të gjithë besimtarëve u dëshiroj agjërim të lehtë. Uroj që ky muaj i madhërishëm të gjejë familjet tona në harmoni, lumturi dhe dashuri”, ka shkruar në statusin e tij Tahiri. /Lajmi.net/