Tahiri propozon zgjedhje të reja si mundësi për dalje nga kriza

Në takimin konsulatitv që e ka thirrur LAA-ja për ta shikuar mundësin e daljes nga kriza dhe dërgimi të lëndës në Kushtetuese, analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se “Në këtë moment nuk ka rrugë tjetër përpos që lënda të dërgohet në Kushtetuese”.

Lajme

16/08/2017 11:56

Ai ka thënë se dërgimi në gjykatë nuk e zvarrit procesin pasi që në momentin që PAN merr pjesë në seancë atëherë lënda mund të pushojë, raporton lajmi.net.

Ramush Tahiri ka propozuar edhe një qeveri gjithëpërfshirës si mundësi për me dal nga kriza. Po ashtu ka thënë se edhe zgjedhjet e përgjithshme janë mundësi tjetër nëse nuk gjendet një zgjidhje./Lajmi.net