Tahiri: Po përsëritet kriza e vitit 2014

Edhe dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, konstituimi i institucioneve të reja duket larg.

Lajme

09/08/2017 20:09

Politologu, Ramush Tahiri ka thënë për lajmi.net se situata rreth konstituimit të institucioneve të reja është e ngjashme me situatën pas zgjedhjeve të vitit 2014 dhe se vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja në muajin tetor.

“Vonesat tashmë ekzistojnë, aktorët duken  të njëjtë dhe duket se aversion kanë si atëherë që kishte VLAN-i ndaj PDK-së, tash kanë ndaj PAN-it pas e ka brenda PDK-në. Arsyeja është se janë të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe brenda vet PAN-it është PDK-ja e pakënaqur pasi nga 33 deputetë sa i kishte tani ka vetëm 23. Gjithashtu nuk po arrijnë të bëjnë koalicion për të formuar institucionet e reja. Dhe në këtë bazë PAN-i nuk e po e shfrytëzon të drejtën ta propozoj një kryetar dhe një nënkryetar të Kuvendit. Në anën tjetër edhe partitë tjera po deklarohen se nuk e mbështesin kandidatin e PAN-it”, është shprehur Tahiri.

Ai ka thënë se kjo situatë po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, e që sipas tij mund të mbahen më 22 tetor së bashku me zgjedhjet lokale. Madje, Tahirit thotë se edhe brenda subjekteve politike ka vullnet për zgjedhje të reja.

“Lista Serbe nuk ka vullnet sepse në zgjedhjet e qershori i ka marr nëntë ulëse në Kuvend, ndërsa frikësohet se nëse shkohet në zgjedhjet të reja parlamentare në të njëjtën kohë me ato lokale mund t’i humbë tre apo katër deputetë. Nisma dhe AAK-ja nuk janë deklaruar, por këto tri partitë tjera sigurisht se duan zgjedhje. Vetëvendosje konsideron se është një rritje. PDK-ja mendon se nëse hyn e vetme në zgjedhje do të ketë sukses më shumë sesa në kuadër të koalicionit PAN, ndërsa LDK-ja llogarit në rikthimin e konfrontimit me PDK-në. Duket se deri në shtator do të shtyhet kjo gjendje, pastaj shpallen zgjedhjet brenda 45 ditësh e që mund të përputhet me zgjedhjet lokale më 22 tetor”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/