Tahiri për grabitjen e bankës: Durim, vjedhjet nuk zbardhen brenda ditës

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Saimir Tahiri ka kërkuar durim nga të gjithë pasi sipas tij grabitjet e fundit do të zbardhen shumë shpejt.

Lajme

13/02/2017 12:10

Ai tha se hetimet për grabitjen në Rinas janë duke u zhvilluar dhe se rastet e tilla nuk mund të zbardhen brenda ditës.

“Mua më rezulton që policia e shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshirë edhe grabitje bankash dhe më rezulton që po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara, bëni durim. Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet ti zgjidhim brenda ditëve”, u shpreh Saimir Tahiri.

“Ky standard është shenjë besimi për ne. Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda ditës. Gjithsesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të çuar përpara hetimet. Bëni durim rezultatet do vijnë”, tha ministri i brendshëm shqiptar.