Tahiri: Pakoja e reformës shtetërore dhe ligji për pagat s’e rrezikojnë stabilitetin fiskal e buxhetin

Besnik Tahiri, koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se Pakoja e reformës shtetërore dhe në veçanti Ligji i Pagave në asnjë situatë nuk rrezikon as stabilitetin fiskal e as parametrat buxhetor.

Lajme

02/08/2018 21:54

Ai në një postim në Facebook ka bërë me dije se me përgjegjësi të plotë se qeveria, në veçanti Ministria e Administratës Publike e ka analizuar secilin detaj financiar dhe se kostoja e Ligjeve është e kalkuluar sektor për sektor.

“Kushdo që ka nevojë ta konfirmoj deklarimin tim, a është ajo Odë Ekonomike apo është media mund të drejtohet në MAP dhe zyrën time për info shtesë”.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Pakoja e reformës shtetërore dhe në veçanti Ligji i Pagave në asnjë situatë nuk rrezikon as stabilitetin fiskal e as parametrat buxhetor. E them me përgjegjësi të plotë që qeveria, në veçanti Ministria e Administratës Publike e ka analizuar secilin detaj financiar dhe se kostoja e Ligjeve është e kalkuluar sektor për sektor deri në centin e fundit dhe kur po shkruaj, ky kalkulim është në Ministrinë e Financave për vlerësimin final.

Kushdo që ka nevojë ta konfirmoj deklarimim tim, a është ajo Odë Ekonomike apo është media mund të drejtohet në MAP dhe zyrën time për info shtesë.

Përndryshe, deklarimet gjenerike i shoh ose si mungesë informacioni ose si tendencë me goditë një punë shumë të madhe dhe reformë që është parakusht për një shtet dhe administratë të fortë dhe evropiane.