Tahiri nis takimet me strukturat e partisë: Ky është fillim i ri, bashkë nisim rrugën e fitores

Një javë pas lirimit nga detyra si ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se parashikon një fillim të ri për shqiptarët. 

Lajme

17/03/2017 23:38

Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, Tahiri ka nisur ditën e djeshme një takim me strukturat e Partisë Socialiste, ku është shprehur me superlativa për fitoren e mazhorancën dhe nota vlerësuese për kryeministrin Rama.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku përcjell edhe foto nga takimet me të rinjtë socialistë, Tahiri flet për një “fillim të ri të PS”.

“Bashkë do dalim derë më derë, do flasim me këdo mundemi e do luftojmë ndaj kujtdo mundemi për Shqipërinë që duam.

Ky është një fillim i ri. Ne jemi më të fortë e më të fortë akoma do jemi të gjithë bashkë. Në 18 qershor ndahet e djeshmja nga e ardhmja. Rrënimi nga progresi. Varfëria nga mirëqenia. Ndahen ata që duan shtet me ata që shkatërruan shtetin. PS Tirane nis sot rrugën tonë të fitores. Faleminderit!”.