Tahiri: Miratimi i Projektligjit për Dhomën e Posaçme mundëson trajtim me efikasitet të 20 mijë lëndëve të privatizimit – Lajmi.net
Tahiri: Miratimi i Projektligjit për Dhomën e Posaçme mundëson trajtim me efikasitet të 20 mijë lëndëve të privatizimit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:08, 12 July 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i është gëzuar votimit që sot në Kuvend mori Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i pari i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se ky ligj do të jetë zgjidhje e mbi 20 mijë lëndëve që janë bllokuar nga procesi i privatizimit.

“Kuvendi i Kosovës sot i dha mbështetjen Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, duke përmbyllur kështu procesin e përfundimit të Mandatit të EULEX-it, dhe duke mundësuar funksionimin e Dhomës së Posaçme në zgjidhjen e mbi 20 mijë lëndëve të procesit të privatizimit. Ndryshimet e propozuara nga Ministria që unë drejtoj, do të mundësojnë efikasitet më të madh në trajtimin e këtyre lëndëve e rrjedhimisht edhe realizimin e pritjeve të qytetarëve që kanë pretendime legjitime nga procesi i privatizimit”, ka shkruar Tahiri.

Zgjidhja e këtyre lëndëve, sipas Ministrit, do të thotë edhe se punëtorët që dikur punonin në fabrikat e privatizuara, më në fund do të mund të marrin pagat e papaguara.

“Me këto ndryshime nuk ka pengesa që shpërndarjet e 20%-shit dhe pagat e papaguara për punëtorët dhe kreditorët tjerë të ndërmarrjeve shoqërore të realizohen sa më shpejt që është e mundur”, ka përfunduar Tahiri. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO