Tahiri: Meta e Berisha të thirren dëshmitarë

Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, ish-ministri i Brendshëm është shprehur se e gjithë kjo që po ndodh është një estradë.

Lajme

21/10/2017 13:18

Ai tha se nuk ka për ta pranuar kurrë një gjyq politik

“Ajo që patë sot ishte në kufijtë e skandalozes. Kjo nuk ka ndodhur as në komunizëm, as fashistët nuk e kanë bërë. Të thonë shko në burg dhe na provo që s’ke marrë 5 milionë euro në muaj. I sfidoj të sjellin një provë të vetme. Të paktën të sjellin dëshmitar Saliun. Nëse nuk vjen Saliu të vijë djali i tij. I ftoj të dy të vijnë dhe të bëhen dëshmitar. Nëse nuk vijnë këta të vijë Ilir Meta. Nëse nuk vjen Ilir Meta le të vijë Monika. Nëse nuk vjen Monika le të vijë Lulzim Basha. Unë nuk merremi me atë sesi Ilir Meta ja ka hedhur drejtësisë, sesi Monika ja ka hedhur drejtësisë. E kam më të kollajtë të përballem me thashethemet e këtyre banditëve që janë në Parlament”, u shpreh Tahiri.