Tahiri: Lista e aktiviteteve të ERA-s do të shqyrtohet në mbledhjen e qeverisë

Koordinatori për reformë shtetërore, Besnik Tahiri ka njoftuar se, bashkë me kolegë nga Ministria e Integrimit Evropian diskutuam me Zyrën e BE-së në Kosovë nivelin e zbatimit të prioriteteve që burojnë nga Agjenda Evropiane e Reformave (ERA), si dhe reformat që institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë gjate këtij viti.

Lajme

22/05/2018 10:40

Tahiri ka thënë se, në takim u dakordua që të përpilohet një listë e aktiviteteve që burojnë nga ERA, të cilat mund të përmbushen deri në fund të këtij viti.

Sipas Tahirit, lista e aktiviteteve të ERA-s do të konfirmohet nga institucionet dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e qeverisë, raporton lajmi.net.

Koordinatori për reformë shtatore, tha se dhe këtë qasje të dakorduar do ta diskutojë me bashkëbiseduesit gjatë vizitës sime në Bruksel.

“Me erdhi shumë mirë që në dy Pika kryesore të ‘Konkluzioneve të Përbashkëta të Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike’ të publikuara, më 15 maj 2018, BE kanë pranuar: 1. Progresin e bërë nga Kosova në zbatimin e reformës së administratës publike, sidomos me përgatitjen e vazhdueshme të Pakos së Ligjeve; 2. Palët pranuan se emërimi i Koordinatori Nacional për Reformat Shtetërore në Zyrën e Kryeministrit është i mirëpritur pasi që forcon koordinimin në qendër të qeverisë për të lehtësuar më tej procesin e reformës”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/