Tahiri lajmërohet nga Brukseli, thotë se delegacioni nga Kosova janë shëndoshë e mirë

Sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në mëngjes në Bruksel lanë të vdekur dhjetëra njerëz dhe dhjetëra tjerë janë plagosur.

Lajme

22/03/2016 14:08

Në kryeqytetin evropian gjendet edhe ministrja pa Portofol e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, e cila atje ka udhëtuar me ekipin e saj për të marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për diplomat që është kryer dje ndërsa sot është dashur të diskutohej për kadastrat.

Në një komunikim me KosovaPress konfirmohet se Tahiri së bashku me ekipin e saj janë shëndosh e mirë dhe në një vend të sigurt.

Tahiri tha se takimi që ka pasur të zhvillojë në Bruksel është anuluar për shkak të situatës së krijuar në mëngjes.