Tahiri: Ky është gabimi i vetëm që bëra me Habilajt

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka mohuar çdo lidhje me Habilajt, por tha se gabimi i vetëm që ka bërë në lidhje me ta është se u shiti makinën.

Lajme

17/10/2017 17:59

“Unë duhet të kisha verifikuar se kujt po ia shisja makinën”, tha Tahiri duke mohuar çdo lidhje tjetër me Habilajt në trafikun e drogës.

Sipas ish-Ministrit emri i tij është keqpërdodur nga Habilajt, të cilët drejtonin një grup kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.

Opozita ka kërkuar arrestimin e tij, raporton Lapsi.al.