Tahiri: Kodi i Procedurës Penale miratohet në fund të shtatorit

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e rradhës së saj.

Lajme

12/06/2018 14:55

Në këtë mbledhje, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova për punën që ka bërë kjo ministri si pjesë e reformave evropiane.

Tahiri po ashtu ka përmendur se është miratuar Ligji për Prokurorinë, ndryshimi i  Kodit Penal si dhe ka thënë se deri në fund të shtatorit do të miratohet në Qeveri edhe kodi i procedurës penale./Lajmi.net/