Tahiri kërkon nga Serbia zbardhjen e krimeve të luftës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për ‘Danas’ ka pohuar se dy pengesat kryesore për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e drejtësisë janë mosgatishmëria e Serbisë të merret me krimet macabre të viteve 1990-ta si dhe tentativat e Serbisë të pengon anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Lajme

19/01/2018 09:15

 

Ministri kosovar i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dhënë një intervistë për gazetën beogradase, ‘Danas’. Ai është referuar tek kërkesa e Serbisë për tu përfshirë në hulumtimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Tahiri ka thënë, se Kosova ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në dialogun e Brukselit dhe është e gatshme të bashkëpunon me çdo shtet, përfshirë edhe Serbinë në shkëmbim informatash, por ka ftuar Serbinë të bashkëpunojnë fillimisht në gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi, krimeve të luftës si dhe dyshimet për djegien e trupave të zhdukur shqiptarë, lëndë që asnjëherë nuk janë procesuar nga gjykatat serbe.

Sipas ‘Danas’, Tahiri poashtu ka ftuar shtetin serb të përgjigjet se kush i ka vra fëmijët serbë në lafeterinë “Panda” më 1998, një krim për të cilin vetë presidenti serb pat hedhur dyshime që është kryer nga shërbimet serbe të inteligjencës.

Tahiri në këtë intervistë ka deklaruar, se ka dy pengesa të mëdha në këtë bashkëpunim në mes të dy shteteve, përkatësisht mosgatishmëria e Serbisë të merret me krimet e veta të 1999 si dhe “tentativat serbe për ta bllokuar Kosovën në anëtarësinë në INTERPOL.

“Është absurde që Kosova ka procesuar në gjyqe të veta më shumë raste të krimeve të luftës së Serbia”, derisa pohon se “është I vërtetuar fakti se liderët serbë policia, ushtrua dhe paramilitarët ishin përgjegjës për krime të tmerrshme”.

Tahiri në këtë gazetë prezantohet si një anëtar i ri i politikës shqiptare në Kosovë, “sikurse edhe Vlora Çitaku dhe Petrit Selimi”, ndërsa citohet edhe portalet e Kosovës që kanë quajtur ministrin e Drejtësisë si një nga shtyllat e reja të Partisë Demokratike të Kosovës. /Lajmi.net/