Tahiri kërkon ekstradimin e izraelitit që dëmtoi imazhin e Kosovës – Lajmi.net
Tahiri kërkon ekstradimin e izraelitit që dëmtoi imazhin e Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 14:31, 13 January 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit që po kërkohet në Kosovë në rastin Medicus.

Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Në zbatim të kompetencave të mia në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kam kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit M.H, i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për vepra penale që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra” ka shkruar Tahiri, transmeton lajmi.net.

Tahiri edhe njëherë ka shprehur përkushtimin në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Jam i vendosur për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, pavarësisht formave, natyrës dhe rrethanave në të cilat shfaqet dhe do të angazhohem çdo ditë që ky përkushtim  të fuqizohet edhe më tej” ka shkruar Tahiri./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO