Tahiri i shkruan BE-së: Procesi i votimi në Medvegjë do të dështojë

​Kontrolle të shtuara nga ana policisë dhe ushtrisë serbe të cilët janë me shumicë në zonën e komunës së Medvegjës po bëjnë që shumë shqiptarë nga Kosova të vonohen në procesin e votimit që po mbahet atje.

Lajme

13/09/2015 19:46

Madje ka mundësi që disa prej tyre të mos mund të votojnë fare kur kanë mbetur edhe më pak se gjysmë ore deri në mbylljen e votimit.

Ministrja Edita Tahiri në anën tjetër i ka shkruar një letër BE-së, ku ndër të tjera ka thënë se ky proces i votimit do të dështoj nëse nuk lejohen që të gjithë qytetarët të votojnë.

“Para pak çasteve ministrja Tahiri i ka shkruar një letër BE-së duke i paralajmëruar ata mes tjerash që ky proces zgjedhorë do të dështoj nëse nuk i mundësohet secilit qytetarë legjitim që të votoj”, ka thënë Dren Zeka, këshilltarë i lartë i ministres Tahiri.

Pala serbe ka vazhduar me pengesa ndaj qytetarëve të Medvegjës që jetojnë në Kosovë duke tentuar t’ua pamundësojë të drejtën e tyre fundamentale që të marrin pjesë në procesin zgjedhor që po zhvillohet atje.

Para pak minutash ka kaluar edhe autobusi i fundit nga pjesa e Kosovës në territorin serbë. /Zeri/