Tahiri: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi, por procedurat do të zgjasin (Video)

Politologu Ramush Tahiri, ka folur për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë për shkak të urdhërarrestit të Serbisë.

Lajme

12/01/2017 23:11

Ai ka thënë se arrestimi i Haradinajt mund të mos ketë asnjë qëllim tjetër dhe ka ardhur si pasojë e procesit teknik.

Tahiri i ka quajtur teori konspiracioni të gjitha opinionet rreth arrestimit të Haradinajt sepse sipas tij, është thjeshtë një zbatim i urdhërarrestit.

Megjithatë, ai ka thënë se mund të zgjasë i gjithë procesi i arrestimit të Haradinajt, mirëpo sipas Tahirit nuk mund të ekstradohet në Serbi.

YouTube player