Tahiri: Fobinë e Vetëvendosjes për autonomi në veri, ua heq tani

Kryesuesja e delegacionit kosovar për dialog teknik me Serbinë, Edita Tahiri,  ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe nuk do të ketë kompetencë ekzekutive.

Lajme

16/01/2015 21:52

Derisa deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, po mundohej të argumentonte se strukturat paralele serbe në Kosovë ende nuk janë zhbërë, Edita Tahiri, ka thënë se frikën e fobinë e Vetëvendosjes se Asociacioni i Komunave do të ketë kompetencë ekzekutive në veri, ua heq “në këtë moment”.

“S’do të ketë autonomi për serbët në veri, frikën dhe fobinë e Vetëvnedosjej ua heqë në këtë moment”.

“Për Asociacionin e Komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive sepse këtë e thotë qartë marrëveshja e Brukselit, ku thuhet se: Asociacioni do të jetë në bazë të ligjeve të Kosovës në fuqi”, tha Tahiri në emisionin “Debat” të RTK-së.

Ndryshe nga kjo, Konjufca thotë se strukturat paralele nuk janë ende të zhbëra.

Pos kësaj, ai thotë se Vuçiq ende po emëron kryetar komunash në territor të Kosovës të cilët nuk po punojnë në të mirë të qytetarëve të vendit.

“Strukturat paralele nuk janë zhbërë e para. E dyta, Vuçiqi emëron ende kryetar komunash në territor të Kosovës, rastin e ke në Shterpcë. Këta kryetarë nuk janë duke punuar në të mirë të Kosovës.

“Beogradi i eliminoji të gjithë ata serbë që filluan ta pranonin ngapak pavarësinë e Kosovës. E krijoji një subjekt të centralizuar siç është Lista Serbe”. (lajmi.net)