Tahiri: Drejtësia, parakusht themelor që mundëson jetë me dinjitet

Qendra e re e Paraburgimit në Prishtinë është një  hap më afër konsolidimit të infrastrukturës të infrastrukturës fizike bashkëkohore të sistemit të zbatimit të sanksioneve penale në Republikën e Kosovës.

Lajme

05/01/2018 13:42

 

Kështu ka shkruar në një status në Facebook ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pas përurimit të objektit të ri të Qendrës së Paraburgimit të Prishtinës.

Sipas ministrit, kjo qendër paraqet një hallkë të rëndësishme në ngritjen e sigurisë dhe efikasitetit të organeve ligj-zbatuese.

“Që në fillim të mandatit tim si Ministër jam zotuar për ngritje të një infrastrukture të dinjitetshme dhe bashkëkohore për të gjitha hallkat e sistemit të zbatimit te sanskioneve. Pikërisht në këtë vazhdë kam promovuar dhe së shpejti do të themelojmë edhe njësitë ekonomike nëpër disa qendra korrektuese të cilat drejtpërdrejtë do të ndikojnë në ri-socializimin e personave të dënuar. Investimi në Shërbimin Korrektues të Kosovës paraqet njërin nga investimet qenësore në sferën e Sundimit të Ligjit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.