Tahiri, BE-së: Hiqni vizat, izolimi ishte padrejtësi

Ministrja e Dialogut Edita Tahiri po merr pjesë në konferencën rajonale të ministrave në Budvë të Malit të Zi me temën “Bashkëpunimi në mes të shtetit dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian”.

Lajme

11/09/2015 16:22

Tahiri ishte pjesëmarrëse në panelin e parë në të cilën morën pjesë edhe ministrat e vendeve të rajonit.

Ajo gjatë fjalës së saj  tha se Kosova pritet të nënshkruajë së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

“Në këtë proces nuk ka më pengesa politike e ligjore, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e lartë evropian” u shpreh ministrja kosovare e dialogut.

Tahiri njëherit  e ftoi Bashkimin Evropian që të realizojë këtë marrëveshje dhe të heq vizat për qytetaret e Kosovës, sepse siç deklaroi ajo “Kosova i ka plotësuar kushtet dhe izolimi kaq i gjatë ka qenë një padrejtësi që duhet të korrigjohet shpejt”, transmeton Klan Kosova.