Tahiri: Ban Ki-moon i painformuar, gjithmonë kritikoi vetëm Kosovën

Kanë mbetur edhe katër muaj mandat në krye të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas dhjetë vjetësh që udhëhoqi këtë organizatë.

Lajme

25/08/2016 21:05

Raporti i sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon për Kosovën që flet për periudhën 16 prill deri më 15 korrik të këtij viti, rëndësi e veçantë u ka kushtuar bisedimeve mes Kosovës dhe Serbinë, ku është kritikuar moszbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Për këtë pjesë të raportit ka dhënë sqarime ministrja për Dialog në një intervistë për Tribuna Channel.

Madje Ban Ki-moon ka dhënë kritika ndaj dialogut Kosovë Serbi se të dyja palët nuk kanë bërë progres në këtë drejtim.

Për këtë ministrja Tahiri tha se kjo është hera e parë që ai flet për të dyja palët pasi siç vlerëson ajo,  ai ka kritikuar vetëm palën kosovare.

“Zoti Ban Ki moon vazhdimisht si duket ka pasur mungesë të informacionit të dialogut të Brukselit sepse është për herë të parë që ai së paku flet për dyja palët

Në të kaluarën Ban Ki- moon vazhdimisht ka kritikuar vetëm palën e Kosovës dhe mu më vjen mirë që ka mbërri deri në një nivel ku së paku i sheh dy palët me informacionet që i merr të drejta”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa sa i përket themelimi të Asociacionit, ajo shtoi se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa i zhbërë strukturat e mbetura paralele në Kosovë

“Themelimi i Asociacionit nuk mund të bëhet pa i zhbërë strukturat e mbetura paralele në Kosovë sepse asociacioni është një mekanizëm  i cili nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, do të shërbejë për koordinimin e çështjeve lokale, por koordinimet e çështjeve lokale me komunat legale, prandaj shuarja e këtyre strukturave ilegale komunale duhet të shkojë në zero”, ka përfunduar ajo.