Tahiri: Asociacioni mund ta prek në themel sistemin politik të vendit

Dejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe mundet me prek në themel sistemin politik të vendit , por që ta ndajë territorialisht është problem.

Lajme

27/05/2016 22:26

Ai në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel, ka pohuar se duhet kujdes i madh në këtë aspekt pasi mund të krijohen probleme të mëdha.

Tahiri, ka thënë se ajo që duhet t’i themi popullit është se po atë ditë që të themelohet Asociacioni, serbët e Kosovës, adresë e kanë këtë Asociacion.