Tahiri: Asociacioni i Komunave Serbe – kancer për Kosovën

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është njohës i qeverisjes lokale, thotë se kompetencat që flitet t’i ketë Asociacioni i Komunave Serbe, janë gjë e keqe për Kosovën.

Lajme

23/06/2015 21:46

“Deri tash ka pasë struktura paralele. Tash, nëpërmjet këtij Asociacioni ato futen në sistemin e Kosovës. Kjo është si me hi kanceri në trup”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova duhet me çdo kusht të ndalojë kompetencat ekzekutive të këtij Asociacioni.

“Nëse ka kompetenca ekzekutive, atëherë do të ketë interferim politik në Kosovë”, ka thënë ai në TV Rrokum.