ZTE Axon ka ekran antibakterial (Video)

Kudo ku shkojmë apo çfarëdo që prekim, ne përfundojmë duke transferuar baktere nga një vend në tjetrin, kështu ju mund ta imagjinoni sa i papastër është ekrani i telefonit duke marrë në konsideratë se sa herë në ditë ne prekim pajisjet tona apo flasim me to.

Auto & Tek

23/07/2015 13:47

Nëse doni një pajisje që të mos përmbajë baktere, atëherë duhet të blini telefonin inteligjent ZTE Axon. Ai është telefoni i parë inteligjent që përdor xhamin Corning Gorilla antibakterial.

Ky xham është prezantuar një janar të 2014-ës, dhe kompania e parë që e ka përdorur këtë xham është ZTE. Xhami ka një sipërfaqe antibakteriale që e mbron ekranin nga bakteret. Tek xhami është vendosur një material prej argjendi që ndalon ngjitjen e mikrobeve, algave, mykut, kërpudhave, baktereve etj.

ZTE Axon me procesor Snapdragon 810, 4GB RAM dhe kasa prej metali mund të porositet për 450 dollarë. Telefoni do të hidhet në treg më 1 gusht.

YouTube player