‘Zorro’ e ka gati formacionin me të cilin synon befasinë e madhe në Serie A

Trajneri i ri i Romës, Paulo Fonseca, po punon të ndërtojë një skuadër konkurruese që do të kërcënonte Juventusin dhe Napolin në garën për titull.

Sport

26/07/2019 11:26

Fonesca këtë verë la Shakhtarin Donetsk, për të filluar një aventurë të re në Serie A, te skuadra e Romës.

Tashmë trajneri i ri ka sjellë në skuadër disa lojtarë, si Pau Lopez, Leonardo Spinazzola, Amad Diawara dhe Gianluca Mancini dhe Veretout.

Por, këta nuk janë lojtarët e vetëm që i janë bashkuar Romës.

‘Giallorosët’ deri në fund të afatit kalimtar do të synojnë të sjellin edhe disa emra, si Gonzalo Higuain nga Juventus, Suso nga Milan dhe Alderweirled nga Tottenham.

Me transferimin e këtyre të treve, Roma do të kompletonte formacionin për sezonin 2019/2020, ku do të synonte të shkaktonte befasinë, duke fituar titullin e kampionit./Lajmi.net/