‘Zhade’ në garë të ashpër me modelet e reja, ju lë gojëhapur me trupin

Aktorja braziliane, Giovanna Antonelli, është shumë e dashur edhe për publikun shqiptarë.

ShowBiz

31/10/2018 11:58

Giovanna Antonelli për publikun shqiptarë u bë e njohur me rolin e ‘Zhades’ nga telenovela ‘Clone’, shkruan lajmi.net

Mirëpo edhe sot kur kanë kaluar goxha vite që ka përfunduar ky serial, ajo vazhdon të mbetet njëra ndër top femrat më të komentuara në publik.

Giovanna është 42 vjeçare por po vazhdon një garë të ashpër me modelet e reja dhe e gjithë kjo falë ruajtjes së linjave trupore për të cilat edhe shquhet.

Ajo madje së fundmi ka pozuar edhe lakuriq, kjo në muajin që po lëmë pas (tetor) i cili njihet si muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit./Lajmi.net/