Zgjedhje të parakohshme? Musliu: Duhet të kishin ndodhur më herët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme duhet të ishin mbajtur më herët në Kosovë. Musliu ka theksuar se Kosova aktualisht ndodhet në një kaos total dhe për këtë shkaku është kryeministri Albin Kurti, i cili ka bërë regres në çdo fushë. “VV është vonuar me shpalljen e zgjedhjeve sepse Kosova…

Lajme

27/12/2023 18:27

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme duhet të ishin mbajtur më herët në Kosovë.

Musliu ka theksuar se Kosova aktualisht ndodhet në një kaos total dhe për këtë shkaku është kryeministri Albin Kurti, i cili ka bërë regres në çdo fushë.

“VV është vonuar me shpalljen e zgjedhjeve sepse Kosova e sheh të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje. Sepse Kosova ndodhet në një kaos të tërë dhe nuk është çështje dëshirash, por domosdoshmëri. Unë mendoj që qytetari ka kuptuar që Kurti di vetëm të mashtrojë. Nëse takon qytetarët në Kosovë sot, dëshpërimi është maksimal, sepse kemi shënuar dështim në të gjitha fushat e jetës”, tha deputetja e PDK-së për abcnews.al.

Sa i përket, draft statutit të Asociacionit, Musliu u shpreh se ajo si deputete nuk e di ende se çfarë përmban, pasi kryeministri Albin Kurti e ka mbajtur në mënyrë shumë të fshehtë.

Sipas Muliut, ashtu si çdo marrëveshje që nënshkruhet për qytetarët e Kosovës, duhet të jetë e hapur.

“Serbia qëndron shumë mirë në dialog karshi nesh, sepse Albin Kurti e ka vendosur këtë çështje në rend të shtatë. Vetë qasja e Albin Kurtit dhe problemet që ka Kosova e sjell në këtë pikë. Unë si deputete e Republikës së Kosovës nuk e di ende se çfarë përmban ai draft, pasi veçse po ngre dilema. Sepse pse duhet të mbahet kaq i fshehtë. Në fund të fund të çdo marrëveshje që nënshkruhet duhet të jetë e hapur për qytetarët e Kosovës dhe jo në këtë mënyrë që ka zgjedhur zoti Kurti”, tha ajo.

“Kosova duhet ta bëjë të qartë se për ça ka rënë dakord. Ne nuk e dimë ende se për çfarë ka rënë dakord Albin Kurti në Bruksel. Mua më brengosin shumë deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendës kryeministrit të Kosovës. Sot që po flasim jemi në fund të vitit dhe unë si deputete nuk e di ende se çfarë përmban ajo deklarata”, tha ndër të tjera Musliu për “Ballkan Update”.