Zgjedhja e Abazoviqit kryeministër, reagon Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pasi Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.

Lajme

28/04/2022 20:21

Rama me anë të një postimi në Facebook ka thënë se misioni i radhës është që tre kryeministrat shqiptarë të Ballkanit, të japin provën e ndërtimit të urave të paqes në rajon, shkruan lajmi.net.

Rama ka thënë se në të kaluarën, askush s’do ta kishte besuar se Ballkani me gjashtë shtete do kishte tre kryeministra shqiptarë.

Postimi i plotë i Ramës:

I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë. Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë.