Zayn Malik akuza për “Grammy Awards” thotë se marrin ryshfet

Ish-anëtari i "One Direction" ka bërë një reagim ndaj "Grammy Awards".

ShowBiz

10/03/2021 21:26

Ai ka bërë një postim në llogarinë zyrtare në Twitter duke shprehur mllefin ndaj tyre, marrë parasysh që edhe këtë vit është anashkaluar, transmeton lajmi.net.

“Në dreq Grammy dhe të gjithë ata që janë të lidhur me të. Në qoftë se nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk ka asnjë konsideratë për nominimin. Vitin tjetër do t’ju dërgoj një shportë me ëmbëlsira”, ka thënë Zayn Malik.

Në muajin nëntor, The Weeknd i quajti “të korruptuar” dhe Halsey i akuzoi për marrje “ryshfeti”, sidoqoftë, asnjë nga albumet e Zayn nuk ishte marrë në konsideratë për “Grammy Awards 2021”.

Gupi “One Direction” nuk u nominua asnjëherë për të fituar çmime “Grammy”. 28 vjeçari bëri një reagim të tillë, megjithëse nuk është artisti i vetëm që ka ‘shpërthyer’ ndaj ceremonisë vjetore.

Me një tjerët status në Twitter, Zayn zbuloi se nuk ka asgjë personale me “Grammy” por se nuk janë të drejtë ndaj tij. /Lajmi.net/