Yll Hoxha vazhdon me Feronikelin edhe për dy vite tjera

Mbrojtësi Yll Hoxha do të jetë pjesë e Feronikelit edhe në dy sezonet e ardhshme.

Sport

31/05/2019 17:05

Kampionët e rinj të Kosovës, kanë rënë dakord me mbrojtësin e majtë, që të nënshkruajnë kontratë të re dy vjeçare.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit nga Drenasi.

Njoftimi i FFK-së:

Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelin.

Pas një takimi me presidentin, Naser Ramaj, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.

Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë.

Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë  në ditët e ardhshme.

/Lajmi.net/