Yerry Mina largohet nga Barcelona, transferohet në Premierligë

Yerry Mina është pranë largimit nga Barcelona këtë verë, me skuadrën e Evertonit si destinacionin më të mundshëm.

Sport

22/07/2018 19:52

Mbrojtësi kolumbian është transferuar te Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit, por asnjëherë nuk ka arritur të bind trajnerin Ernesto Valverde.

Paraqitjet me Kolumbinë në Kupën e Botës, kanë rritur interesimin e disa skuadrave për shërbimet e tij.

‘Goal.com’ ka mësuar se anglezët e Evertonit, janë seriozisht të interesuar të nënshkruajnë me 23 vjeçarin.

Madje thuhet se tashmë trajneri i Evertonit ka kontaktuar Minën, për t’i shpjeguar projektin e tij në ‘Goodison Park’./Lajmi.net/