‘World Wide Web’ kremton sot 30-vjetorin

Tridhjetë vjet më parë, një inxhinier i softuerit paraqiti një propozim "të paqartë, por emocionues" për shefin e tij në lidhje me një sistem për menaxhimin e informacionit që më vonë do të njihej si World Wide Web.

Auto & Tek

12/03/2019 16:57

Tim Berners-Lee ishte në fillim të viteve të 30’ta, kur ai paraqiti idenë në punë, në një laborator fizik në Zvicër. Ai nuk ishte punësuar për të krijuar një sistem komunikimi në mbarë botën. Ai thjesht doli me idenë sepse vuri re joefikasitet në punë, transmeton lajmi.net.

“Ishte frustuese që në ato ditë, kishte informacione të ndryshme në kompjuterë të ndryshëm, por duhej të futej në kompjuterë të ndryshëm për të pasur qasje në to … Pra, të kuptoni se si funksionuan gjërat është vërtetë e vështirë”, tha ai.

Sot rreth gjysma e botës ka qasje ‘online’ dhe rreth 2 miliardë faqe ekzistojnë në kuadër të WWW.

Berners-Lee beson se përmes ligjeve, ndryshimeve në sistemin e ndryshimeve dhe kërkimit, është e mundur të arrihet një World Wide Web më i përmirësuar, apo “web-i që ne duam”. /Lajmi.net/